Qysh Me Vepru me gjeniun e vogël?

Prindërit ndodhen para një sprove të madhe kur kuptojnë se fëmija i tyre është me talent të veçantë.

Krahas gëzimit, para prindërve lindin edhe pyetje të shumta: si të rritet gjeniu i vogël, por që të mos shkëputet nga fëmijëria normale, si të gjenden paratë për shkollim cilësor etj.

gjeni

Mbikëqyrja e rritjes dhe e zhvillimit të fëmijës së këtillë është detyrë e domosdoshme, por jo e paarritshme. Psikologët thonë se ndërmjet sforcimit dhe zbehjes së talentit, duhet gjetur mesi.

1. Më e rëndësishmja është që fëmijës t’i ofrohen dashuria dhe siguria, të ndërtohen raporte me qëndrim pozitiv dhe me mbështetje.

2. Prindi me përvojën e vet duhet ta ndihmojë fëmijën e tij.

3. Nuk duhet hequr nga mendja rëndësia e marrëdhënieve të mira me shkollën.

4. Për shëndetin mendor të fëmijës, stimulimi i kreativitetit si dhe ndjenja e kënaqësisë dhe e mburrjes, paraqet një liri të rëndësishme emocionale. Krahas sugjerimeve dhe guximit, ai vetë duhet të marrë vendime.

5. Për potencialet e fëmijës, vendimtare është ndjeshmëria prindërore, që nga mosha e
hershme. Prindi, vetë duhet të zbulojë se kur duhet nxitur fëmija i mençur për sfida edhe më të mëdha dhe kur duhet t’i lejohen relaksimi dhe loja, të domosdoshme për të.  /telegrafi.com/

Qysh me i ditё pёrfitimet nga llaku i flokёve?

Qysh me përgaditë kremë me aloe vera?