Role me Kikirike

Përbërësit: 
250 gr arra të grira
250 gr sheqer
200 gr çokollatë për gatim
250 gr biskota
200 ml ujë
250 gr kikirikë të pjekur të grirë
250 gr gjalpë
250 gr sheqer pluhur.

Përgatitja: 
E ziejmë sheqerin dhe ujin dhe e hedhim në enën më biskotat e thërrmuara. I shtojmë arrat e grira. E thyejmë çokollatën në enë dhe përziejmë, derisa të shkrihet. Fillojmë me përgatitjen e kremit. Në enën për përzierje e hedhim gjalpin dhe sheqerin pluhur dhe i rrahim me mikser. I shtojmë kikirikët dhe përziejmë me lugë. Në tavolinën e punës vëmë një copë flete plastmasi. Sipër fletës së plastmasit e vëmë masën për role dhe e mbulojmë me një fletë tjetër plastmasi. Me petës, nga peta bëjmë formë drejtkëndëshe për role. E largojmë fletën e plastmasit të sipërme dhe sipër e vëmë kremin. Me ndihmën e fletës së plastmasit, e mbështjellim rolenë dhe e lëmë të ftohet. Rolenë e shtrënguar e shpalosim nga fleta e plastmasit dhe e presim në copë. Copët e rolesë me kikirikë i rendisim shkallë-shkallë në pjatë për ëmbëlsira. Me këtë ëmbëlsirë rekomandohet vera e thatë e bardhë.

  • Rina

    a bon me kallxu proceduren neper mes fotove qysh me qit fillin mbi qat plastamas se spe kuptoj menyren

Qysh me përgaditë ëmbëlsira me luleshtrydhe?

Qysh me përgaditë gurabi me susam?