Qysh me u mbrojt nga rriqrat?

Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik ka nxjerrë disa rekomandime për tu ruajtur nga pickimi i rriqrave. Ky institut, thotë se është duke përcjellë në mënyrë permanente situatën epidemiologjike në të gjitha vatrat e infeksionit, ku ekipet e epidemiologëve janë në vazhdimësi në terren.

Qysh tani, bashkë me mjekët dhe punëtorët shëndetësor të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, Rahovec, Klinë, Suharekë, Gjakovë, Prizren, inspektorët po vazhdojnë mbikëqyrjen dhe hulumtimin epidemiologjik të të gjitha vatrave, përfshirë këtu edhe vatrat endemike të komunave fqinje: Lipjan, Drenas, Skenderaj, Dragash.

Qysh me u mbrojt nga rriqrat?

“Ekipet e Institutit Kombëtar janë në terren nga marsi tërë kohën duke koordinuar aktivitetet e parandalimit të EHKK bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Bujqësisë, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Agjensionin e Ushqimit dhe Veterinës, FSK-në, për tu përballur me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo në të gjitha vatrat e Kosovës”, thuhet ne njoftimin e IKSHP-së.

Instituti për shëndetësi publike, thotë se është e vështirë që i gjithë ky territor të mbulohet me preparate për dezinfektim, sepse sipas tyre, preparatet sa kanë efekt pozitiv në mbytjen e rriqrave aq dëmtojnë rëndë të gjitha gjallesat e gjalla, njerëzit e bimët dhe tërë ekosistemin.

Ky institut paralajmëron se në këtë vit, është Ministria e Bujqësisë e cila do të bëjë dezinsektimin selektiv ne vatrat me numër të madh të rriqrave kurse Agjensioni i Ushqimit dhe Veterinës do të bëjë dezinsektimin e kafshëve dhe dezinfektimin e stallave.

Instituti Kombëtar bënë thirrje qytetarëve se duhet të punojnë në faktorët e përmirësimit të ekosistemit.

Kjo nënkupton që qytetarët duhet: Ti punojnë të gjitha tokat e punueshme, të kositin të gjitha livadhet me kohë dhe nga disa herë, të pastrojnë kopshtet dhe pronat për rreth shtëpive, të pastrojnë fermat ku mbahen bagëtitë dhe të largohen rriqrat nga trupi i kafshëve, të kenë kujdes në veshmbathje për të gjithë fermerët dhe anëtarët e tyre të familjeve që punojnë në fushë ku asesi nuk guxohet të lihen këmbët e zbathur, ndërsa fëmijët mos të lejohen të luajnë në livadhe e kopshte të pakositura dhe në mbrëmje të kontrollohet prania e rriqrave në tërë trupin.

Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike, ndër të tjera shton se nëse qytetarët marrin masat e lartpërmendura do të zhduket prania e rriqrave dhe do të ndërpritet përhapja e tyre.

Po ashtu IKSHP ka dhënë edhe disa rekomandime të tjera, duke marrë parasysh që në këtë vit në Kosovë ka qenë një dimër i butë.

Udhëzime

“Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre, nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende vesh rroba të gjata, pantallonat futni në çorapë, duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplakat, qafën) që mund ti gjeni në barnatore, kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër, kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre, nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt, kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe), pastrimi dhe dezinfektimi i shtallave të bëhet në vazhdimësi dhe mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë”, janë rekomandimet që ka dhënë ky institut.

  • irena mehmeti

    jam e kenaqur per kete qe po e beni qendra e shendetsis kombetare por ju lutem mos e lini kete pun qe kini zgjedhur vazhdoni keshtu hallalll ju qoft

Qysh me i ditë shenjat paralajmëruese të atakut kardiak?

Qysh me luftu alergjinë në mënyrë natyrale?