Qysh me u bo fitues i 1,000 Euro tu lujt Counter Strike?

Për me qenë pjesë e Kampionatit CS:GO është shumë e thjeshtë, vetëm duhet të vizitoni http://tinyurl.com/kosictchamp dhe të bëni regjistrimin deri më 7 Tetor, 2016.

13227247_267249040287906_4224886621991050207_o

Hapat që pritet të vijohen:

Hapi I
Ekipi – duhet të dorëzoj emrin zyrtar të ekipit dhe logon, listën e lojtarëve, vitin e themelimit, dhe listën e pjesëmarrjeve në turnire të mëparshme (nëse keni).

Hapi II
Pjesëtarët e Ekipës (Lojtarët) – Secili lojtar duhet të jetë mbi 16 vjeç, dhe duhet të dërgoj datën e ditëlindjes, SteamID për CS:GO, një fotografi ku shihet kjartë fytyra e lojtarit, dhe vendbadimi aktual (qyteti, shteti).

Hapi III
Kodi i Pjesëmarrjes – Të gjithë lojtarët pajtohen të sillen në mënyrë të përshtatshme dhe të respektueshme përballë lojtarëve të tjerë, organizatorëve, audiencës, mediave, dhe gjithë të tjerëve që janë pjesë e turnirit.

Hapi IV
Çmimi i pjesëmarrjes – për të gjithë ekipet pjesëmarrëse është 30€, që mund të bëhet vetëm përmes transferit bankar:
• Numri i llogarisë: 1110289774000107
• Emri i Bankës: ProCredit Kosovo
• SWIFT code: MBKOXKPR
• IBAN #: XK05111028977400010
• Emri i Organizatës: STIKK
Përshkrimi i transferit: CS:GO Championship 2016 – *EMRI I EKIPIT TUAJ* – KosICT

Hapi V
Fillimisht kualifikimet do të zhvillohen më 22 dhe 23 Tetor 2016;
Semi-finalja dhe Finalja do të zhvillohen më 29 dhe 30 Tetor, 2016.

Hapi VI
Shpërblimi – fituesit e turnirit do të shpërblehen me 1,000€, ndërsa shpërblimi për vendin e 2-të dhe të 3-të do të njoftohen më vonë.

Për detaje të tjera, mund të vizitoni: https://www.facebook.com/events/491456137716222/

Qysh me e kursy baterinë në iPhone?

Qysh me e mbushë baterinë më shpejtë në iPhone?