Qysh me trajtu migrenën?

Shkencëtarët në Itali testuan vullnetarë me dietë ushqimore të pasur me yndyrë dhe me pak karbohidrate, e cila e detyron trupin të djegë më shpejt shtresat dhjamore në vend të karbohidrateve.

Ata dalluan se brenda muajit të parë, pacientët patën një rënie domethenëse të dhimbjes së kokës.

Duke hequr karbohidratet, dieta detyron trupin që të prodhojë trupa ketone për lëndë djegëse, molekula uji që kërkojnë më pak dhe janë më pak inflamatore sesa glukoza që formohet zakonisht dhe shkencëtarët mendojnë se kjo mund të jetë arsyeja përse zvogëlon migrenën.

Pavarësisht studimeve të shumta dhe punës kërkimore, shkaqet që çojnë në dhimbje të tilla koke mbeten ende të panjohura.

Ekspertët besojnë se qarkullimi i keq i gjakut është një faktor, ndërsa një studim tjetër doli në përfundimin se disa ushqime janë përgjegjëse për migrenën.

Megjithatë, edhe sa i përket ushqimeve, tek disa njerëz, ato kanë efekte të ndryshme.

Deri më tani, shkencëtarët bien dakord në faktin se një mbrojtës i mirë ndaj migrenës është sistemi imunitar, ndaj sa më i fortë të jetë ky i fundit, aq më pak dhimbje koke do të keni.

*Disa prej ushqimeve që pëmbajnë karbohidrate janë: Buka e bardhë, petullat, alkooli, biskotat, pica, makaronat, patatinat, kruasantët, tortat etj.

Qysh me i ditë shenjat paralajmëruese të atakut kardiak?

Qysh me luftu alergjinë në mënyrë natyrale?