Qysh me trajtu linë e ujit tek fëmijët?

Mbani në mend që personi i infektuar është bartës derisa fluskat e reja të ndalojnë së paraqituri, dhe derisa fluskat të formojnë kore.

Personat e infektuar duhet të qëndrojnë në shtëpi, përderisa janë të infektuar.

Shmangni kruarjen e fluskave sepse egziston rreziku nga infeksioni.
Preni thonjtë shkurtë apo pacienti të bartë dorëza.
Kushtoni vëmendje higjienës personale.

Nëse fëmija juaj ka dhimbje apo temperaturë, mund t’i jepni ilaç për zbutjen e dhimbjes siç është paracetamoli apo ibuprofeni (për fëmijët Nurofen).

Ndiqni instruksionet e dozimin në fletën shoqëruese.
Losioni Kalamine mund të ndihmojë në zbutjen e kruarjes.

Mbani pacientin në ambient të freskët sepse nxehtësia dhe djersitja mund të përkeqsojnë gjendjen.

Gjatë sëmundjes ku kruarja është serioze, kur gjumi i fëmijës është totalisht i shqetësuar, mund të përdoren ilaçet antihistamine me efekt sedativ.

Antihistaminet janë ilaçe për reaksione alergjike, për zënien nga makina apo pagjumësinë.

Në rastet serioze të sëmundjes, tek njerëzit me sistem të dobët imunitar, mund të përdoret Acyclovir (Zovirax tabletat), i cili punon në mënyrë specifike kundër lisë së dhenve.

 

Qysh me ditë pse fëmijët bëhen agresivë?

Qysh me e zhvillu ndjenjën e dhembshurisë tek fëmijët?