Qysh me shëru sëmundje përmes çajit?

Në vende të ndryshme të botës, çaji është pija më e zakonshme pas ujit.

Çaji dhe truri juaj – Përbërësit e çajit mund të rrisin aktivitetin e trurit.

Në një rishikim sistematik nga specialistët e shëndetit të efekteve të çajit në humor dhe funksionin kognitiv, u vu re se përbërësit e çajit kanë treguar se rrisin vigjilencën dhe saktësinë.

Çaji dhe diabeti – Hulumtimet e specialistëve të shëndetit bëjnë me dije se në mesin e atyre që pinë tre deri në katër ose më shumë gota çaj në ditë janë rrezikuar 16% më pak për zhvillimin e diabetit tip 2, në krahasim me ata të cilët zakonisht pinë vetëm një ose asnjë gotë çaji.

Çaji dhe sëmundjet e zemrës – Për sa i përket një tjetër komplikacioni në shëndet, siç është ai që lidhet më zemrën, sipas specialistëve të shëndetit çaji i gjelbër dhe çaj i zi ulin ndjeshëm presionin e gjakut.

Kjo ndodh për arsye se këto lloj çajrash ulin nivelin e kolesterolit në gjak.

Çaji dhe humbja në peshë – Ka pasur shumë interes për çajin në lidhje me ndihmën e të humburit në peshë. “Çaji jeshil mund të përmirësojë rregulloren e peshës trupore. “-shprehen specialistët e shëndetit.

Qysh me i ditë shenjat paralajmëruese të atakut kardiak?

Qysh me luftu alergjinë në mënyrë natyrale?