Qysh me rregullu funksionimin e gjëndrave tiroide?

Kur tiroidet nuk prodhojnë mjaftueshëm hormone natyrale, shfaqet hipotiroidizmi, e kjo është pasojë e shpeshtë e mosfunksionimit të kësaj gjëndre.

Hormonet të cilat gjëndrat tiroide i prodhojnë e kontrollojnë metabolizmin e trupit, e mosfunksionimi i saj mundet të prekë secilin organ në trup.

Simptoma të tjera janë plogështia, depresioni, humbje e flokut, reflekse të dobëta, thonj që thyhen lehtë, lëkurë të vrazhdë.

Hapat që mund ti ndërmarrin për rregullimin e funksionimit të gjëndrës janë:

  1. 1.Nëse konsumoni mish, zgjidhni vetëm mishin organik.
  2. Vitamina B3 (niacinë),që shpeshherë përdoret për zvogëlimin e nivelit të kolesterolit është dëshmuar se ul nivelin e hormoneve të tiroideve.
  3. Vaji i kokosit stimulon gjëndrat tiroide dhe është zgjedhje e mirë te hipotireoza.
  4. Nëse problem përcjellës është depresioni, provoni që me kantarion t’i ndihmoni trupit në ngritjen e disponimit.

gjendra

Qysh me i ditë shenjat paralajmëruese të atakut kardiak?

Qysh me luftu alergjinë në mënyrë natyrale?