Qysh me i rehatu foshnjet në gjumë?

Sipas disa studimeve fëmijëve të sapolindur u nevojitet që të flenë rehatshëm: dysheku, krevati, ajri pa tym dhe temperatura e ulët në dhomë. 

Jastëkët e butë dhe batanijet e trasha janë të ndaluara, sepse mund të sjellin deri te ngrohja e tepërt dhe ndalja e rrezikshme e frymëmarrjes.

“Nga dita e parë, foshnja gjithmonë, pra edhe gjatë ditës, duhet të flejë në shpinë”, këshillojnë ekspertët e fondacionit për shëndetin e fëmijëve në Munih.

Kjo është masa më e rëndësishme e cila foshnjës i siguron gjumë të rehatshëm dhe të sigurt.

Nuk duhet të frikoheni se fëmija, nëse fle në këtë pozitë, do të ngulfatet nëse ndodh që të vjellë, sepse ky rrezik nuk është asgjë më i madh se sa kur flenë në pozicionet e tjera.

close-up portrait of a beautiful sleeping baby on white

Qysh me ditë pse fëmijët bëhen agresivë?

Qysh me e zhvillu ndjenjën e dhembshurisë tek fëmijët?