Qysh me reduktu ekspozimin ndaj polenit?

Poleni është shkak i shumë alergjive sezonale. Nuk është e mundur t’i shmangeni plotësisht polenit, por janë disa gjëra të thjeshta që mund të bëni për të reduktuar ekspozimin tuaj të përgjithshëm ndaj polenit që ndikon në uljen e reaksioneve alergjike.
pollen allergy

Koha kur poleni është problem
periudhat e polenit

Sasia e polenit rritet nga mesi i pranverës dhe gjatë verës. Pemë të ndryshme, kullosa dhe lulet mund të jenë ngacmues në kohë të ndryshme të vitit, kështu që njohja bimëve në rrethin ku jetoni është thelbësore. Gjatë muajve Mars-Maj më shumë problem paraqet poleni i kullosave, dhe në periudhën Qershor-Shtator poleni i pemëve.

Zbuloni nëse jeni alergjik ndaj polenit
test ndaj alergjive te polenit

Rrjedhja e hundës dhe sytë e përlotur janë indikatorë që jeni alergjik ndaj polenit, por do të ishte e dobishme të merrni konfirmim profesional nga mjeku mbi llojet aktuale të polenit që përkeqësojnë sistemin tuaj imunitar. Mund të bëni një test të lëkurës në shtëpi të shëndetit për të përcaktuar se poleni i cilit bar apo pemë mund të sjellë reagime alergjike.

Mundohuni të qëndroni në ambiente të mbyllura kur era është e lartë
dera

Era bart polen në distanca shumë të mëdha dhe shumë të shpejt. Kjo do të thotë se edhe nëse nuk ka pemë ose kullosa që mund të jenë shkaku i alergjisë në zonën ku banoni, era mund të sjellë në polen nga larg.

Mundohuni të qëndroni në ambiente të mbyllura deri në mesditë
poleni

Nëse nuk mund të qëndroni në ambiente të mbyllura gjatë gjithë kohës, mundohuni t’i mënjanoni daljet deri në mesditë, kur poleni ndaj të cilit jeni alergjik është në kulmin e tij. Kjo do të ndihmojë për të zvogëluar ekspozimin tuaj ndaj polenit gjatë ditës.

Mbani dritaret të mbyllura dhe lëshoni kondicionerin
dritare

Izoloni shtëpinë tuaj duke mbyllur dritaret dhe dyert për të ndaluar polenin të futet brenda. Shkuarja në punë, shkollë apo kudo tjetër me makinë ju ofron një fluskë të madhe që mund të ju izoloj nga poleni që është jashtë. Për fat të keq, kjo është edhe një kosto financiare shtesë, kështu që përdorni këtë metodë vetëm gjatë kulmit të sezonit me polen.

Mbajnë syze dielli që përshtaten mirë.
syze

Kjo mund të ndihmojë që poleni mos të bie në sytë tuaj dhe t’i irritoj ato.

Pastroni kopshtin
lulet me polen

Nëse kopshti juaj përmban ndonjë shkaktar të alergjive, largoni ato ose këputni lulet.

Shmangni daljen në vende ku sasia e polenit do të jetë më e lartë, të tilla si kopshte dhe parqe
parku

Nëse ju duhet të merrni pjesë në një aheng në kopsht gjatë sezonit të polenit, para se të shkoni merrni produkte anti-histamine siç përshkruhen nga profesionistë shëndetësor.

Ndërroni rrobat dhe bëni një dush të shpejtë pas mbërritjes në shtëpi
Girl changing clothes

Kjo do të heqë polenin nga lëkura dhe flokët tuaj në mënyrë që të mos e shpërndani atë nëpër shtëpi. Lani menjëherë rrobat që i keni pasur të veshura gjatë ditës. Dhe mos harroni se një mace apo qen do të sjellë polen në qimet e tyre, pastroni ato me një furçë dhe më pas pastroni edhe dyshemenë me thithëse.

Mos fleni me flokë të palarë
jastek

Poleni në flokët tuaj do të ngjitet në jastëk dhe kur do të lëvizni gjatë gjumit, do të thithni polenin. Ndërroni qarshafët më shpesh.

Qysh me i ditë shenjat paralajmëruese të atakut kardiak?

Qysh me luftu alergjinë në mënyrë natyrale?