Qysh me i postu postimet nga webi juaj në rrjetet sociale automatikisht?

Nëse ju keni ndonjë blog apo web, dhe që nuk keni kohë që çdo postim nga blogu apo webi juaj ta postoni në rrjetet sociale si facebook apo twitter, atëherë ne kemi gjetur zgjidhjen e postimit automatik të postimeve nga blog apo webi juaj në rrjetet sociale automatikisht.

facebook-twitter

Hapi 1:
Regjistrohuni në dlvr.it

Hapi 2:
Pasi të hapet një faqe e re, shkruani adresën e RSS të webit apo blogut tuaj, nëse ju përdorni wordpress atëherë ajo do të jetë http://domenijuaj.com/feed/ ose nëse përdorni blogger (blogspot) do të jetë http://domenijuaj.blogspot.com/feeds/posts/default në kutinë ku shkruan “Enter your blog or feed URL”.

Hapi 3:
Klikoni në butonin “next”. Pastaj zgjedhni destinacionin ku ju dëshironi që përmbajtja të postohet, facebook, twitter, linkedin etj. Pastaj shfaqet teksti “Choose where to post” nën të gjendet menyja rënëse “Accounts” aty mund të zgjedhni se ku të postohet përmbatja, qoftë në ndonjë fan page, apo në profilin tuaj personal, duhet që të jeni i kyçur në facebook apo twitter për ta bërë këtë,  dhe pastaj klikoni butonin “Continue”.

Hapi 4:
Shfaqet mesazhi “Welcome” klikoni butonin “Ok” dhe prej tani çdo postim i juaji në blogun apo webin e caktuar që keni shtuar, do të postohet në profilin apo faqen e caktuar të cilën ju e keni zgjedhur. Gjithashtu, kurdo ju mund të bëni ndryshime apo të shtoni edhe destinacione të tjera.

Qysh me i shiku veprimet tuaja në facebook?

Qysh me rritë numrin e "likeve" në faqen tuaj në facebook?