Qysh me përgaditë tullumba?

Përbërësit:

  • 7 gota caji ujë
  • 1 gota caji vaj
  • Pak kripë
  • 5 gota caji miell
  • 2 gota caji niseshte
  • 1 pecivë
  • 5 vezë
  • 1 litër vaj.

Sherbeti:

  • 1 kg sheqer
  • 500 ml ujë
  • Lëngu i 1 limoni
  • 1 sheqer vanillë.

Uji vlohet me pak kripë dhe 1 lugë vaj.

Pasi të largohet nga zjarri, shtohet mielli i përzier me niseshte dhe pluhur paste.

Përzihet mirë dhe kthehet në zjarrë që të fërohet derisa të shkëputet nga ena.

Pasi të ftohet brumi, i hidhen vezët një nga një duke i tundur mirë me mikser derisa të fitohet një brumë i njëllojtë.

Një litër vaj vendoset në tenxhere për tu nxerë.

Me brumin e përgaditur mbushet forma e dhëmbëzuar dhe nxirren tullumbat drejtë në yndyrë të nxehtë.

Fërgohen nga të gjitha anët njësoj.

Paraprakisht përgaditet dhe ftohet sherbeti.

Sapo të largohen nga vaji tullumbat vendosen menjëherë në sherbet të ftohur.

tullumba

Qysh me përgaditë ëmbëlsira me luleshtrydhe?

Qysh me përgaditë gurabi me susam?