Qysh me përgaditë sarma pule?

Përbërësit:

  • 1 gotë ajkë
  • 2 gota djathë
  • 6 pjesë gjoks pule
  • 1 vezë
  • 1 gotë prezlla.

Nxehet furra paraprakisht në 200 gradë.

Në një enë kombinojmë ajkën me djathë, dhe pastaj shtojmë pak spinaq dhe e përziejmë mirë.

Pastaj marrim pjesët e mishit të pulës të cilat i rrahim pak, i kryposim dhe vendosim pak nga masa me spinaq dhe i mbështjellim njësoj si sarmat.

Rrahim një vezë në të cilën shtojmë 3 lugë djathë.

Rolet e përgaditura i kalojmë në këtë përziejmë, dhe në fund i kalojmë në prezlla.

I vendosim në tavë për pjekje.

Sipër anash roleve shtojmë ajkën.

Ulëm temperaturën në 180 gradë, dhe lejojmë të pjeket për 30 minuta.

Pulë me Kërpudha