Qysh me përgaditë role me sherbet dhe arra?

Përbërësit:

  • 500 gram miell
  • 1 gotë caji qumësht
  • 1 gotë caji vaj
  • 1 margarinë
  • 1 pecivë.

Për sherbet:

  • 2 gota ujë
  • 3 gota sheqer.

Vlohet së pari uji me sheqer dhe lihet të ftohet.

Ndërkohë shkrijmë margarinën dhe e largojmë nga zjarri.

Shtojmë 1 gotë caji qumësht dhe 1 gotë caji vaj.

Shtojmë edhe miellin me pecivë dhe përziejmë derisa të krijohet brumi.

Shtrojmë në tavolinën e punës folie plastike dhe e vendosim brumin e e rrafshojmë.

Në mes të brumit të rrafshuar vendosim arrat, dhe brumin e mbështjellim në formë roleje.

E presim në trashësi 2 cm dhe ëmbëlsirat i vendosim në tepsi të cilat i pjekim në temperaturë 200 gradë.

Pasi të skuqen largohen nga furra dhe lejohet të ftohen.

Pastaj shtojmë sherbetin e ftohur.

Qysh me përgaditë ëmbëlsira me luleshtrydhe?

Qysh me përgaditë gurabi me susam?