Qysh me përgaditë pogaqe lule?

Përbërësit:

  • 500 ml qumësht
  • 1 lugë majë buke
  • 3 vezë
  • 1 kg miell
  • Kripë
  • 1 lugë sheqer
  • Gjalpë.

Në masën e qumështit të vakët shtohet maja e ardhur, 2 vezë të tundura, sheqeri, kripë, 800 gram miell.

Brumi përzihet me lugë druri derisa të ndahet nga ena.

Masa derdhet në tavolinë të përmillur dhe ngjeshet mirë, derisa të mos ngjitet për duar, por të mbetet i butë.

Kthehet në enë, lyhet me pak vaj dhe mbulohet për të qëndruar në vend të ftohtë për 2-3 orë.

Brumi i ardhur ngjeshet dhe tëhollohet në trashësi prej afro 2 cm.

Kuleqët nxirren me gotë me grykë të gjërë, lyhet me vaj dhe rradhiten në tepsi të lyer me yndyrë duke e mbuluar deri në gjysmë njëri tjetrin.

Pasi të plotësohet rrethi dhe mesi, pogaqja mbulohet dhe pasi të ketë qëndruar për gjysmë ore lyhet me vezë të tundur.

Mbi shtohet susam dhe gjalpë.

Pjeken në 200 gradë për 45-50 minuta.

pogaqe

Qysh me përgaditë kifle me bajame?

Qysh me përgaditë krofne me jogurt?