Qysh me përgaditë mish të bardhë me mustardë?

Përbërësit:

  • 500 gram file pule
  • 2 thelpinjë hudhre
  • 1 lugë mustardë
  • 200 ml verë të bardhë
  • gjalpë
  • kripë
  • piper.

Filetë fërkohen nga të gjitha anët me hudhrën e shtypur dhe kripë.

Skuqen në yndyrë të nxehtë në të dyja anët.

Largohen nga yndyra, në të cilën shtohet mustarda pastaj shtohet vera dhe piper.

Filetë kthehen në yndyrë për tu zier në zjarrë të ulët derisa të zbuten.

 

Qysh me pastru melçinë me pije natyrale?

Qysh me ditë pijen që përshpejton metabolizmin?