Qysh me përgaditë maskë për largimin e rrudhave?

Përbërësit:

  • 1 të verdhë veze
  • 1 lugë argjile të bardhë
  • 1 lugë vaj jojoba

Vaji i jojobës ka aminoacide, vlera ushqyese, vitaminën E të cilat janë mjaft të shëndetshme  për lëkurën. Merrni argjilën e bardhë dhe shtypeni në një tas ngadalë derisa të bëhet si kos.

Pastaj merrni vetëm të bardhën e vezës dhe e bashkoni me argjilën e bardhë. Ju mund t`i shtoni edhe pak sheqer e tundeni mir deri sa të bëhet në formën e meranges.

Më vonë masës së formuar i shtoni edhe vajin e jojobës dhe i përzieni të gjitha së bashku.

Masën e formuar e vini kryesisht tek mollëzat dhe tek gusha.

Pjesën në të cilën është aplikuar maska duhet fashuar me garzë dhe të lihet në fytyrë për rreth 20-30 minuta.

Mund të vini dy feta kastravec në pjesën e syrit dhe të relaksoheni.

Ky krem duhet të aplikohet në fytyrë për rreth 6 muaj që rezultatet të jenë shumë të mira.

 

Qysh me përgaditë maskë kundër lodhjes?

Qysh me i ditë arsyet pse flokët nuk zgjaten?