Qysh me përgaditë maskë për fytyrë me banane?

Përbërësit:

  • 1 banane
  • 2 lugë kos
  • 2 lugë mjaltë.

Krijoni një përzierje në formën e puresë me kosin, bananen dhe mjaltin dhe pastaj mbajeni në frigorifer për disa minuta.

Aplikojeni me kujdes në fytyrë duke e lënë për 20 deri në 30 minuta ose derisa të thahet dhe pastaj shpëlajeni me ujë të ftohtë.

Përfitimet që vijnë nga bananja:
Bananja është një depo vitaminash dhe mineralesh që janë të dobishme për lëkurën tuaj.
Vitamina C, si një komponent aktiv i bananes, ngadalëson procesin e plakjes të lëkurës dhe konsiderohet të jetë një antioxidant natyrore.
Vitamina B është e nevojshme për qelizat e lëkurës për të ruajtur rininë e tyre.
Vitamina E parandalon plakjen e lëkurës.

maske-me-banane-1

Qysh me përgaditë maskë kundër lodhjes?

Qysh me i ditë arsyet pse flokët nuk zgjaten?