Qysh me përgaditë kifle me patate?

Përbërësit:

  • 400 gram miell
  • 200 gram gjalpë
  • 50 ml vaj
  • 250 gram patate
  • 1 vezë
  • 1 lugë tharm buke
  • ½ gote caji qumësht
  • Kripë.

Gjalpi i zbutur tundet mirë.

Në të shtohet vaji.

Patatet qërohen, kalohen në sitë dhe pasi të ftohen shtohen në masën e gjalpit.

Shtohet mielli, 1 vezë dhe tharmi i ardhur në qumësht të vakët.

Shtohet kripë, përzihet dhe ngjeshet.

Qëndron brumi në vend të freskët gjatë natës.

Brumi pastaj shtrihet në tavolinë dhe pasi të rrafshohet nxiren kiflet me gotë.

Palohen në tepsi të lyer me yndyrë dhe pjeken në temperaturë mesatare derisa të skuqen.

kifle-me-patate

Qysh me përgaditë kifle me bajame?

Qysh me përgaditë krofne me jogurt?