Qysh me përgaditë kifle me kakao? x

Përbërësit:

  • 500 gram miell
  • 20 gram tharm buke
  • 400 ml qumësht
  • 200 gram sheqer
  • 200 gram gjalpë
  • 2 të verdha të vezës
  • 30 gram kakao
  • 1 vezë
  • Sheqer pluhur.

Tharmi i bukes perzihet me 100 g miell, 2 dl qumesht dhe pak sheqer dhe lihet qe te fryhet.

Pjesa e mbetur e miellit perzihet me 100 g gjalpe, 2 te verdha te vese, 80 g sheqer, pak kripe, 2 dl qumesht me tharm buke dhe te gjitha perzihen mire.

Brumi i krijuar lihet qe te qendroje deri sa te dyfishohet dhe pastaj te shtrihet ne trashesi prej 0,5 cm.

Pjesa e mbetur e sheqerit perzihet me pjesen e mbetur te gjalpit, lyhet brumi, sperkatet me kakao dhe pritet ne 20 katrore te barabarte.

Mbeshtillen si kifle furre, lyhen me veze dhe futen ne furre te grohur ne 180° Celsius te piqen.

Behen me sheqer pluhur ashtu sa jane nxehta.

Traveler
Traveler

Qysh me përgaditë kifle me bajame?

Qysh me përgaditë krofne me jogurt?