Qysh me përgaditë katrorka me arra të bluara?

Përbërësit:

  • 200 gram miell
  • 100 gram sheqer
  • 100 gram arra të bluara
  • 200 gram margarinë
  • 1 e verdhë veze
  • Ekstrakt vanille.

Zbutet margarina e përzihet.

Në margarinë shtohet veza, sheqeri, vanilla dhe përzihet mirë.

Shtohen përbërësit e tjerë.

Në tepsi të lyer me yndyrë vendoset brumi i përgaditur dhe rrafshohet mirë.

Pjeket në temperaturë 200 gradë për 15 minuta.

E nxehtë pritet në katrorë.

Qysh me përgaditë ëmbëlsira me luleshtrydhe?

Qysh me përgaditë gurabi me susam?