Qysh me përgaditë file pule me djathë?

Përbërësit:

  • 1 kg file pule
  • 3 lugë miell
  • 100 gram djathë
  • 3-4 lugë galetë
  • 2 lugë vaj
  • 2 lugë gjalpë
  • 2 vezë
  • Kripë
  • Piper.

Në pjatë të cekët me miell, shtohen kripa dhe piperi.

Tunden vezët në një pjatë, kurse në tjetrën vihet djathi i grirë në rende së bashku me galetë.

Në tigan ngrohen vaji dhe gjalpi.

Mishi kalohet në miell, vezë e pastaj galetë.

Skuqen nga 3 minuta në të dyja anët.

pule-me-djath

Pulë me Kërpudha