Qysh me përgaditë ëmbëlsirë me portokall?

Përbërësit:

  • 2 gota miell
  • 1 portokall i ngrirë
  • 100 gr çokollatë
  • 1 filxhan sheqer
  • 1 lugë çaji sodë buke
  • 2 lugë kakao
  • 1,5 gotë qumësht

Përgatitja:

Përziejmë qumështin, sheqerin, sodën e bukës, miellin dhe kakaon.

Pastaj masën e përgatitur e vendosim në tavën për pjekje dhe e pjekim në temperaturë 180 gradë për 20 minuta.

Pastaj portokallin e ngrirë e imtësojmë në rende.

E shkrijmë çokollatën dhe e përziejmë me portokallin e imtësuar.

Me këtë përzierje e lyejmë tortën dhe e vendosim në frigorifer që të ftohet.

embelsir-me-portokall

Qysh me përgaditë ëmbëlsira me luleshtrydhe?

Qysh me përgaditë gurabi me susam?