Qysh me përgaditë biskota me arra?

Përbërësit:

  • 300 gram miell
  • 150 gram sheqer
  • 3 vezë
  • 100 gram margarinë
  • 100 gram arra
  • 1 sheqer vanillë
  • 1 pecivë.

Tunden vezët me pirun dhe shtohen përbërësit e tjërë një nga një.

Gatuhet një brumë i butë, nga i cili ndahen toptha të vogla.

Shtypen me gisht në mes dhe vendosen në tepsi jo shumë afër njëra tjetrës.

Pjeken në temperaturë mesatare.

Pasi të largohen nga furra u shtohet mbi sheqer pluhur.

biskota

Qysh me përgaditë ëmbëlsira me luleshtrydhe?

Qysh me përgaditë gurabi me susam?