Qysh me përgaditë bajadera me karamel?

Përbërësit

250 gr sheqer pluhur
2 vezë
100 gr karamel
125 gr margarinë
250 gr biskota të bluara
Përbërësit 2
250 gr sheqer
100 ml ujë
125 gr margarinë
250 qumësht pluhur
100 gr cokollatë e bardhë

  1. Përziejmë sheqerin pluhur me vezët dhe ziejmë mbi avull.
  2. Në masën e nxehtë shtojmë karamelet dhe përziejmë derisa të shkrihen edhe ato.
  3. Shtojmë dhe margarinë dhe përziejmë derisa të shkrihet edhe margarina, shtojmë biskotat e bluara dhe përziejmë të bashkohet mirë masa.
  4. Masën e qesim në kallëp dhe rrafshojmë mirë dhe e lejmë të ftohet.
  5. Pastaj vëjmë ujin dhe sheqerin në zjarr derisa të shkrihet sheqeri.
  6. Largojmë nga zjarri,shtojmë margarinë dhe përziejmë derisa të shkrihet edhe margarina.
  7. Shtojmë dhe qumështin pluhur dhe përziejmë.
  8. Masën e qesim përsipër shtresës me biskotat.
  9. Për glazurën shkrijmë cokollatën e bardhë dhe dekorojmë bajaderat.

Qysh me përgaditë ëmbëlsira me luleshtrydhe?

Qysh me përgaditë gurabi me susam?