Qysh me pastru pasqyrën?

Për pastrimin e pasqyrave nuk duhet të bleni preparate të shtrenjta për pastrimin e qelqit. Mjeti më i mirë që mundë ta përdorni për pastrim, është uthulla.

Uthulla është mjeti më i vjetër dhe më i lirë për pastrimin e qelqit, si dhe është ekologjikisht më i shëndoshë për ambientin.

Që të pastroni vajrat nga pasqyrat, në ujë të ngrohtë shtoni uthull dhe me këtë lagni letër gazete.

Me letrën e gazetës do t’i pastroni të gjitha njollat dhe do të fitoni shkëlqim të mirë të qelqit. Në rast se në pasqyrë ekzistojnë njolla të errëta, pastroni me preparat për pastrimin e enëve dhe pas kësaj përdorni uthullën dhe ujin.

E dini që pastrimi me uthull krijon erë të pakëndshme, ashtuqë pas pastrimit banjon duhet ajrosur.

Nëse pas dushit avullohet pasaqyra, lyeni me shkumë rroje, dhe pas kësaj përshkoni pasqyrën me leckë të thatë të mikro-fijeve.

Tani kur e keni zgjidhë problemin, mund të shikoheni në pasqyrë pa problem, madje edhe pas dushit me ujë të nxehtë.

Ekzistojnë shumë preparate komerciale për pastrimin e qelqit.

Disa nga ato kanë përbërës toksik, kurse disa ende përdorin përbërës të cilët e ruajnë ambientin tonë.

Gjithmonë, kur bleni zgjedhni preparate ekologjike.

Shumë kompani janë specializuar për prodhimin e preparateve ekologjike, e vetmja që kërkohet nga ju është të bëni kujdes.

Tani kur ju kemi ndihmuar dhe punën e vështirë ju kemi lehtësuar, mundeni pa pengesa të qëndroni para pasqyrës dhe të shikoni vehten, pa njollat irituese. 

pasqyra

Qysh me i ditë arsyet e djersitjes gjatë natës?

Qysh me parandalu shfaqjen e alergjisë?