Qysh me parandalu kapsllëkun?

  1. Mos i tejkaloni vaktet ushqimore, seriozisht.

Ushqimi stimulon refleksin që shkakton gjërat të lëvizin para në zorrë, thekson Joanne Wilson, profesor i mjekësisë në spitalin univerzitar Duka në Durham. Dhe. Kur asgjë nuk lëviz, ju do të ngecni. Jepni sistemit tuaj goditjen e nevojshme herët me anë të ngrënies së mëngjesit. Hulumtimet sugjerojnë se ngrënia e mëngjesit që përfshin proteina mund të ju ndihmojë të shmangni ushqimet me sheqer, gjë që shkakton rritjen e peshës.

  1. Konsumoni fibrat ngadalë.

Shumë fibra përnjëherësh mundësojnë lëvizjen e gjërave, por jo pa fryerje, gazra dhe ndoshta edhe diare. Nëse fibrat nuk kanë qenë miku juaj në të kaluarën, provoni suplementet si Metamucil, Citrucel ose Fibercon.

 

  1. Merreni shtruar konsumin e drithërave.

Nuk keni nevojë ta teproni me konsumin e drithërave, duke ngrënë çdo ditë një pako të tërë. Tri shujta ditore me perime, dy shujta me fruta dhe pak bukë gruri duhet të jetë e mjaftueshme për të lëvizur në rregull metabolizmi. Artiçokja, raven dhe arrat janë nxitës shumë të mirë për rregullimin e kapsllëkut.

  1. Provoni një pastues natyror.

Nëse keni siklet të lehtë nga kapsllëku sepse nuk mund të udhëtoni apo të shkoni në palestër, provoni supozitor nga glicerini, qumështi apo magnezi, thekson Dr. Wilson. Ndonjëherë edhe një pjatë e ngrohtë me supë ndihmon organet e brendshme të lëvizin dhe punojnë më shpejtë.

Qysh me i ditë shenjat paralajmëruese të atakut kardiak?

Qysh me luftu alergjinë në mënyrë natyrale?