Qysh me parandalu dëmtimin e dhëmbëve tek fëmijët?

Duke reduktuar sasinë e konsumimit të këtyre ushqimeve ju parandaloni dëmtimin e dhëmbëve të fëmijëve.

1. Sheqeri dhe mjalti.

Sheqeri dhe mjalti, veçmas, apo të hedhur në ushqime apo pije për të ëmbëlsuar ato, janë vërtet të dëmshëm.

Shumë i rrezikshëm është edhe zakoni i hedhjes të mjaltit te biberoni, sepse në këtë mënyrë krijohet një varësi e vështirë për t’u ndalur.

dhembet-e-femijeve-1

2. Çokokremi.

Ëmbëlsirat, reçelet e frutave, mjalti, kremërat dhe veçanërisht çokokremi duhet t’u ndalohen rreptësisht fëmijëve.

Për ndonjë mes-vakt, të vegjlit duhet të konsumojnë kos natyral me ndonjë fetë frute të freskët.

dhembet-e-femijeve-2

3. Frutat dhe lëngjet e frutave.

Frutat, lëngu dhe tuli i tyre janë disi të dëmshme për dhëmbët e fëmijëve.

Padyshim, frutat bëjnë mirë nëse do të konsumohen çdo ditë, por pa e ekzagjeruar, por edhe lëngu i tyre nuk duhet të bëhet me sheqer.

dhembet-e-femijeve-5

4. Karamelet.

Karamelet dhe ëmbëlsirat janë të rrezikshme jo vetëm për konsistencën e tyre, por edhe për sheqerin që përmbajnë.

Ndaj mbaini fëmijët larg tyre.

dhembet-e-femijeve-3

5. Çokollata.

Çdolloj çokollate është e dëmshme për dhëmbët e fëmijëve.

Ndonjëherë do të ishte më mirë që t’i jepni vetëm ndonjë copë të vogël çokollate të pastër të errët.

   dhembet-e-femijeve-4

Qysh me ditë pse fëmijët bëhen agresivë?

Qysh me e zhvillu ndjenjën e dhembshurisë tek fëmijët?