Qysh me ngadalësu plakjen?

Mbajeni lëkurën tuaj të re çdo dekadë me këto këshilla nga top-dermatologët.

1.PËRDORNI KREMDIELLI ÇDO DITË
Në mot me shi apo diell, për çdo sezon të vitit, përdorimi i kremave apo locioneve të tilla duhet të jetë në mënyrë automatike pjesë e rutinës tuaj ditore.

Aplikoni kremin kundër diellit ashtu siç ceket në etiketë.

Shumica e njerëzve nuk e vënë atë në sasi të mjaftueshme, prandaj bëhuni liberale kur ju aplikoni atë, dhe riaplokojeni atë çdo një deri në tre orë, varësisht nga sasia e djersitjes, notit apo ekspozimit direkt të lëkurës tuaj në rrezet e diellit.

2.SHMANGNI RREZITJEN, SI BRENDA ASHTU EDHE JASHTË
Rrezitja është një ndër gabimet më të mëdha për lëkuren që femrat e bëjnë, thotë Waldorf.

Dëmtimi i lëkures me rrezatime ultraviolete e bënë atë të duket edhe më keq.

Gjithashtu edhe rrezitja e tepruar në diell mund të shkaktoj njolla të lëkurës dhe dëmtim të elastinit dhe kolagjenit.

3.PËRDORNI SYZE DIELLI
Ato do të mbrojnë sytë tuaj nga dielli e gjithashtu edhe pjesën delikate të lëkures përreth syve.

Madje, ju nuk do te krijoni më shumë rrudha nga lëvizja e syve gjatë gjithë kohës.

4.PËRDORNI KAPELË APO TESHA MBROJTËSE NGA DIELLI
Përdori këto së bashku me kremdiellin.

Kapelat me mbrojtëse përpara janë zgjedhje shumë e mirë.  

5.MOS PINI DUHAN
Pirja e duhanit është lajm i keq për secilën pjesë të trupit.

Pirja e duhanit në shumicën e rasteve shkakton rrudha të hershme të lëkurës tuaj.

Me kalimin e kohës thonjtë dhe gishtat me të cilët pini duhan marrin ngjyrë të verdhë.

6.SHMANGNI PËRDORIMIN E TEPRUAR TË ALKOOLIT
Një pije me shokë apo një gotë verë gjatë darkës është në rregull.

Por përdorimi i tepruar i alkoolit dehidraton lëkurën tuaj dhe zgjeron enët e gjakut.

 

Qysh me përgaditë maskë kundër lodhjes?

Qysh me i ditë arsyet pse flokët nuk zgjaten?