Qysh me negociu me shefin tuaj?

1.Hapi i parë është të planifikoni gjërat që dëshironi ti thoni, dhe si duhet ti thoni.

Praktikojeni këtë shpesh, dhe fundi fundit ju nuk duhet të tingëlloni arrogant gjatë kohës që flisni me shefin tuaj për rritje rroge, apo ndonjë problem tjetër.

Sa më shumë të praktikoni tonin dhe fjalët tuaja, aq më shumë keni shansa që të ju thonë po.

2.Filloni me kërkesat me prioritet të ulët.

Nuk është ide e mirë të filloni me kërkesat e mëdha, dhe të përfundoni me kërkesat e vogla gjatë kohës që negocioni.

Në vend të kësaj, filloni me kërkesat e vogla.

3.Theksoni gjërat pozitive.

Kjo zakonisht nuk është kohë për modesti.

Ju duhet të tregoni gjërat që keni arritur dhe aftësirë që keni, për të bërë të ditur se pse ju e meritoni atë që kërkoni.

Qysh mos me u vonu në punë?

Qysh me i ditë tarifat e transfereve me Western Union?