Qysh Mos Me Leju një "shok" të ju Ofendojë?

Qysh mos me leju një ” shok ” të ju ofendojë?

Ju keni një “shok” i cili di të bëjë humor por ndonjëhere edhe para tjerve, duke bërë humor mundohet të ju ofendoj dhe dëshiron të ju ulë poshtë?
Nëse “shoku” i juaj, ju lëndon juve, ngritu për veten dhe mos e lejoni askënd që të ju lëndojë. Nuk ka asgjë më efektive se sa te respektoni vetën dhe të jeni i respektuar. Ju nuk duhet të lejoni që të ju ofendojnë? Në disa raste mund të përgjigjeni “Ishte kjo për të qeshur?”. Nëse janë edhe të tjerë përreth, kjo do të ishte një shansë e mirë që të ju bashkohen juve. Definitivisht, nuk ka rëndësi se sa përkrahje keni, mos e lejoni këtë gjë të vazhdojë. Nëse ju lejoni që kjo gjë të vazhdojë , “shoku” juaj do të vazhdojë të ju ofendoj.
Sigurohuni se ai nuk e bënë këtë për ndonjë arsye.

Flisni me këtë shok privatisht. Ndonjëherë ne bëjmë gjëra të panevojshme, kur ju keni pak kohë të lirë bisedoni me shokun tuaj. Beje që ai ta dijë që ndjenjat e tua janë të lënduara nga gjërat që i ka thënë ai/ajo. Pyeteni se pse ai/ajo ka përdorur fjalët dhe hajgaret e tij/saj në këtë mënyrë?

Jepini një shansë këtij shoku për të treguar pse sillet kështu ndoshta shkak i ndonjë gabimi tuaj dhe këshillojeni atë që këto gjëra mos të ndodhin në të ardhmen.
Nëse ky shok ju premton se nuk do të ndodh më dhe ndodh prap atëherë problemi është më i madh. Nëse atijasaj nuk i intereson që po i lëndon ndjenjat tua, kështu ju mund t’i thoni: “Herën e fundit ne folëm privatisht dhe ti the se më kuptove. Tani po ta them edhe këtu Ndalo, un nuk do të duroj herën tjeter.”

Nëse duhet mbarojeni këtë shoqëri. Nëse ky person nuk ju respekton juve, edhe pse ju provoni t’i jepni shume shansa atijasaj, eshte koha për të pranuar faktin se ky person nuk është shok i vërtet.

Një gjë mos e harroni, një shok i vërtet kurre nuk do të mundohet të ju ul poshtë dhe të ju ofendojë.

Qysh Me Dite Pozitten më e mirë për arritje vetëbesimi?

Qysh Me Zgjedh te Duhurin?