Qysh me vepru pasi të keni bërë aksident në komunikacion?

Aksidentet rrugore janë të pashmangshme, dhe, sado që të jenë rrugët dhe kushtet atmosferike në nivel të duhur, prapëseprap, faktori njeri është shkaktar kryesor për aksidentet në komunikacion, qoftë nga pakujdesia, qoftë nga shpejtësia e madhe (e palejuar), qoftë për shkak të humbjes së kontrollit,  si pasojë e ngasjes nën efektin e alkoholit, apo edhe shumë shkaqe të tjera, për të cilat vet njeriu tregohet i paaftë për të evituar fatkeqësinë.

qysh me vepru pas aksidentit

  • Pas aksidentit është me rëndësi që automjetet e aksidentuara mos t’i lëvizim nga vendi i ngjarjes, por, të presim deri sa të vijnë organet e policisë për të kryer raportin policor dhe për të marrë fotografitë nga vendi i ngjarjes. Në rast se në aksident ka edhe persona të lënduar, mundësisht të gjindet ndonjë automjet tjetër, dhe ata persona të dërgohen në Emërgjencë, ndërsa automjeti dhe personat tjerë që nuk kanë pësuar lëndime trupore të presin policinë për të dhënë deklarata dhe për të treguar se si ka ardhur deri te aksidenti (shumë persona ankohen se policia nuk ka qenë objektive kur ka përpiluar raportin – prandaj nuk duhet lëvizur automjetet dhe duhet dhënë deklaratat sa më pare, në mënyrë që organet hetuese të përpilojnë raportin sa më drejtë dhe pa e dëmtuar asnjerën pale).
  • Pasi të bëhet procesi i policisë, një kopje të këtij procesi palët e marrin në stacion policor. Është me rëndësi që ky raport i policisë të jetë në orgjinal, apo të jetë kopje e vulosur nga ana e policisë, për shkak se të njëjtin raport pala e dëmtuar (e cila nuk është fajtore për aksidentin e ndodhur apo është pjesërisht fajtore) duhet ta dërgojë në kompaninë e sigurimeve ku fajtori ka qenë i siguruar, në mënyrë që kompania t’ia vlerësojë dëmin në automjet.
  • Pala e cila nuk është fajtore apo është pjesërisht fajtore për fatkeqësinë, automjetin e dëmtuar pas aksidentit duhet mbajtur në atë gjendje deri sa të lajmërohet kompania e sigurimeve, për ta fotografuar, për t’i shiquar pjesët e dëmtuara në automjet për ç’far e harton procesverbalin mbi dëmtimin e automjetit.. Pala e dëmtuar duhet të kujdeset që në procesverbal të shënohen të gjitha pjesët e dëmtuara, edhe ato që në shikim të pare nuk vërehen (Brenda në motor, apo Brenda në automjet). Pasi të evidencohen pjesët e dëmtuara, pronari i automjetit duhet të kontaktojë me kompaninë e sigurimeve dhe të njoftohet për vlerësimin e dëmit nga ana e kompanisë. Oertën mbio vlerësimin e demit pala duhet kërkuar në formë të shkruar.
  • Ndodhë që vlerësimi të mos jetë real dhe oferta të jetë më e vogël se dëmi i shkaktuar, andaj pala e dëmtuar ka të drejtë ankese dhe duhet të paraqesë edhe faktura se sa i kushton rregullimi i automjetit tek serviset e autorizuara.

Procedura për kompenzimin e dëmit të automjetit apo për riparimin e automjetit nga ana e kompanive të sigurimit falë ligjeve në fuqi,  është e thjeshtë dhe mjaftë ekspeditive, mirëpo çfarë të bëjmë në rast se në aksidentin në fjalë ka edhe persona të lënduar? Si duhet veprua në këto raste?

Lëndimet trupore rezultojnë nga më të ndryshmet, duke filluar nga lëndime të lehta e deri në ato me pasoja, apo edhe më e keqja, me përfundime fatale.

Për të gjitha rastet e lartëcekura procedura është e njëjtë:

  • Sigurohu që policia të bëhet me dije saktësisht, se cilët persona janë të lënduar, në mënyrë që seili prej tyre me emër e mbiemër të figuron në raportin e policisë. Pasi të evidencohen si persona të lënduar në raportin e policisë duhet të siguroni dokumentacionin mjekësor në original, të cilin e merrni në qendrën emergjente (apo ambulancë).

Pse është e rëndësishme të keni avokat për të realizuar kompenzimin e dëmit për lëndimet trupore, por ndonjëherë edhe për dëmtimin e automjetit

Edhe kur i siguroni dokumentet e lartëshënuara, mund të paraqitet nevoja e sigurimit të ekspertizës së komunikacionit apo të aktgjykimit mbi fajsinë në rastin konkret, prandaj, sigurimin e dokumentacionit të nevojshëm mund ta siguron avokati.

  • Avokati e njeh procedurën e kompenzimit të dëmit, andaj, duhet falur besimin profesionistëve për kryerjen e procedures, duke pasur parasysh se kompenzimi i dëmeve hynë në lëminë e lëndëve civile, andaj duhet kërkuar avokat adekuat i cili punon dhe mirret me këtë problematikë;
  • Kompanitë e sigurimeve e kanë shumë më lehtë dhe janë me serioze kur palët përfaqësohen nga avokatët e tyre, pasi kontakti i avokatit me kompaninë e sigurimeve është më i suksesshëm dhe ofertat më të favorshme për palën;
  • Avokati duhet që t’Jua sqarojë procedurën, në mënyrë që Ju të keni një sa mund të jetë kompenzimi nga kompania apo në të kundërtën, cilat janë masat gjyqësore që keni të drejtë t’i ndërmerrni ndaj kompanisë së sigurimeve si dhe pengesat të cilat paraqiten për realizimin e dëmit;
  • Shumë palë ankohen në procedurë gjyqësore, për shkak të vonesave, andaj avokati duhet të dijë përafërsisht t’ua tregojë të gjitha rrugët e mundshme dhe vonesat që paraqiten për të kompenzuar dëmin Tuaj.

Angazhimi i avokatit ua shumëshpërblen dëmtimin tuaj.

 

Burimi: 4rrota.com

Qysh Me Ndeze Makinen?

Qysh Me Nderru Filterin e Ajrit ne Makine?