Qysh Me u Sille me Femijen Qe Ka Nota e Dobeta?

Një dëftesë me nota të mira nuk përflitet e analizohet shumë, por një dëftesë me nota të dobëta është problem i madh për nxënësin dhe familjen e tij. Zakonisht familjet nuk arrijnë ta pranojnë një dëftesë me nota të dobëta. Ndërkohë që kjo sjellje krijon një presion të madh mbi nxënësin, nuk lë pa ndikuar dhe në rrethin social.

Fëmija të kuptojë gabimet

Sot ka shumë njerëz të suksesshëm dhe të lumtur, të cilët në vitet e shkollës kanë marrë dëftesa të dobëta. Sjellja e mësuesit dhe e familjes ndaj dobësisë së nxënësit është një faktor i rëndësishëm në ndryshimin e sjelljes së tij.

Sepse çdo problem është një mundësi e re për të mundur dobësinë, për të fituar eksperiencë dhe për t’u treguar më i kujdesshëm dhe realist në të ardhmen. Në këtë mënyrë njeriu piqet dhe përparon drejt sukseseve të reja.

Prindi duhet të ndjekë principin “ t’i lë shteg mendimit pa ndikuar në vendimmarrjen e fëmijës dhe vullnetin e tij” dhe të bëjë të mundur që fëmija të kuptojë gabimet dhe mangësitë e tij. Sigurisht që dobësia në mësime nuk është vetëm produkt i nxënësit, por në të ndikojnë dhe familja, mësuesi.

Vlerësim serioz

Prandaj familja duhet të kërkojë gabimet dhe mangësitë e veta, t’i ndajë me fëmijën dhe ta nxisë atë të zbulojë gabimet e tij. Përballë një dëftese të dobët, prindi duhet të bëjë një vlerësim serioz pa përdorur një ton kritikues ndaj fëmijës, pa e privuar nga dashuria duke e bërë të ndihet i vlerësuar dhe i rëndësishëm për familjen. Në këtë mënyrë fëmija do ta kuptojë se marrja e një dëftese të dobët është diçka njerëzore dhe normale.

Gjatë periudhës së pushimeve do të përpiqet të plotësojë mangësitë, të rifreskojë njohuritë dhe të merret me punë të dobishme. Pra nuk mjafton vetëm mosfajësimi i fëmijës. Në të njëjtën kohë familja duhet të pranojë dobësitë e fëmijës dhe të gjejë e riparojë mangësitë e saj. /zeri.info/

Qysh me pasuru edukimin e Fëmiut?

Qysh me pergatit Fëmiun për ditën e parë në Shkollë apo Çerdhe?