Qysh me u plakë të bukur?

Duhet të bëjmë çmos që të plakemi në mënyrë të bukur, madje të përgatitemi në kohë, sepse edhe pleqëria është e jona, sikundër kanë qenë rina dhe bukuria.
Natyrisht, është më mirë të jemi të rinj, të bukur dhe të shëndetshëm, sesa pleq, të shëmtuar dhe të sëmurë .

Por tani ka ardhur çasti të kuptojmë që bukuria nuk zhduket, në rast se flitet për bukurinë shpirtërore.
Një vështrim i butë, një buzëqeshje e ngrohtë, një bashkëbisedim i mençur mund ta konkurrojë me sukses një person të
ri për nga mosha. Në radhë të parë mos të dëshpërohemi. Le të mos qahemi vazhdimisht, të mos paraqitemi si tipa të lodhur e të mërzitur. Pra askush pos nesh nuk mund të na ndihmojë ta kalojmë këtë periudhe të mërzitshme.
Je e re nëse natyrisht e ndjen veten të re. Mendoni gjithmonë se një individ në moshë të thyer mund të jetë po aq i këndshëm sa një person i ri.

Ndihmojeni veten, ndjehuni mirë ngaqë në rast se nuk ekzistonte kujtimi i rinisë, nuk do ta ndienimpleqërinë.

//Falenderojmë lexuesen tonë Liridona Vejseli për kontributin me këtë temë.

Qysh me u kënaq në punë?

Qysh me apliku për punë jashtë shtetit?