Qysh me u kujdesë për flokët e gjata?

Për të pasur flokë të gjatë sa më të shëndoshë e të shkëlqyeshëm, nuk mjaftojnë vetëm produktet që përdorni. Duhet që të mbani parasysh disa rregulla të rëndësishme, të cilat do t’ju ndihmojnë për të patur rezultatet e dëshiruara.

Larja e flokut duhet kryer sipas llojit të tij.

Flokët e yndyrshëm duhen larë 2-3 herë në javë, flokët normalë 1-2 herë në javë, ndërsa flokët e thatë njëherë në javë.

Flokët duhen krehur jo vetëm në mëngjes, por edhe në darkë, në mënyrë që të largohen qimet e rëna normalisht.

Preferohet të mos përdorni furçë për krehjen e flokut të gjatë, por krehër me dhëmbë të rralla. Në këtë mënyrë evitohet thyerja e flokut.

Aplikoni një maskë nutriente një herë një javë.

Prisni fundet e djegura të flokut një herë në muaj.

Evitoni ekspozimin e flokut të gjatë kur fryn erë të fortë. Në këto raste është mirë ti mbani flokët të mbledhura .

Përdorni llastikë të butë për të mbledhur flokët e gjatë. Megjithatë ju këshillojmë që flokun e gjatë të mos e mbani shpeshherë të mbledhur.

Mos filloni përdorimin e bojës së flokut në moshën e adoleshencës.

Mos përdorni gjithmonë të njëjtën markë shamponi, sepse floku dobësohet dhe yndyroset më lehtë. /Sekrete Bukurie/