Qysh me u dobësu dy herë më shpejt?

Vjen ndryshimi i programit përsa i takon dietave. Qëndrimi duke konsumuar një ushqim të kontrolluar për 2 ditë të javës, duke ngrënë gjithçka që do në 5 ditët e tjera, funksionon më mirë sesa kontrollimi i kalorive nga e hëna në të dielën. Femrat që bëjnë këtë mund të dobësohen dyfish në krahasim me të tjerat: humbasin saktësisht 4 kg, në vend të 2. Këtë ka treguar një studim anglez, të cilit iu nënshtruan rreth 100 gra dhe që u prezantua në simpoziumin e kancerit në gji, që u mbajt në Teksas.

Studiuesit ndanë një kampion prej 115 grash në 3 grupe, duke i nënshtruar në 3 skema të ndryshme dietash. Grupit të parë iu dha një regjim i ashpër për 2 ditë të javës: 650 kalori të përditshme, duke ngrënë fruta e perima dhe duke shmangur të gjithë karbohidratet si brumëra, bukë e patate, si dhe çdo lloj ushqimi me dhjam. Ndërsa, në 5 ditët e tjera, megjithëse të nxitura për të ngrënë ushqime të shëndetshme, po i njëjti grup mund të konsumonte ç’të donte, pa shtrëngime të veçanta kalorike. Edhe grupi i dytë duhet të kontrollonte veten vetëm për 2 ditë të javës, por ndryshe nga koleget e grupit 1, nuk duhet të llogarisnin kaloritë e pjatës në këtë 48 orësh. Ndërsa, gratë e grupit 3 u desh të ndiqnin një regjim dietik klasik, pa konsumuar alkool dhe ushqime me dhjamra.

Dhe rezultati, pas tre muajsh, ishte që gratë e grupit të parë dhe të dytë, kishin humbur mesatarisht 4 kg, ndërsa ato të të tretit, vetëm 2.4 kg. Shpjegimi i bërë nga specialistët është që ndjekja e një diete të ashpër për 2 ditë në javë prodhonte një mbi-efekt në terma të dobësimit. Pikërisht, ato 48 orë “të shtrënguara” përsa i takon ushqimit, kishin ndikim edhe në 5 ditët e “dorës së lirë”. “Konstatuam se duke bërë këtë, dobësimi ishte më natyral”, ka komentuar nje eksperte.

Burimi IKUB

Qysh me u kënaq në punë?

Qysh me apliku për punë jashtë shtetit?