Qysh me shtu volumin e qerpikëve?

Kur përgatiteni për një ngjarje të madhe dhe të rëndësishme, si ndejë, martesë apo pritja e Vitit të Ri, nuk mund të mbështeteni te qerpikët artificialë, nëse dëshironi që me dukjen tuaj “ti rrëzoni përtok딝.

Andaj, për ju kemi zbuluar një fshehtësi pa qerpikë artificialë, ngjitës. Dendësinë e qerpikëve tuaj mund ta shtoni edhe me pudër të foshnjave. Pos tij, ju nevojitet vetëm lakuesi për qerpikë, një shkop për vesh dhe natyrisht maskara.

1. Për fillim, dhurojuni qerpikëve tuaj formën duke përdorur lakuesin. Kapni qerpikët që nga rrënja dhe i mbani ashtu për së paku tetë sekonda. Kështu do të arrini formën ideale.

2. Vendosni ngadalë një apo dy shtresa me maskarë, po ashtu nga rrënja e qerpikëve.

3. Shkopin që i pastroni veshët e vendosni në pudrën e fëmijëve dhe e vendosni në qerpikë, dhe nga ana e jashtme dhe nga ana e brendshme. Mundohuni që qerpikët tuaj të jenë të mbuluar me pudër, nga të gjitha anët.

4. Vendosni edhe një shtresë të maskarës mbi pudër, nga rrënjët deri te majat.

Do ta vëreni se me këtë rast qerpikët tuaj do të jenë më të gjatë dhe më të trashë pa asnjë ndihmë artificiale.

  • Rina

    Qysh me i rrit volumin qerpikve

Qysh me përgaditë maskë kundër lodhjes?

Qysh me i ditë arsyet pse flokët nuk zgjaten?