Qysh Me Shpetu Nga Stresi i Punes?

Të gjithë stresohemi në punë, pavarësisht profesionit apo punës që bëjmë. Datat e fundit të dorëzimit të punës, ditët e pagesave, ecuria e punës dhe presione të tjera mblidhen në trurin tuaj duke i hapur rrugë stresit. Prandaj, për të qenë sa më produktivë, duhet të qëndrojmë larg tij.

Ja rrugët e shpëtimit nga stresi sipas një lajmi të publikuar në adresën Ehow.Com të internetit:

1. Diagnostikoni stresin: edhe pse mund të duket e thjeshtë ndonjëherë duhet të pyesni veten nëse jeni apo jo të stresuar. Pasi të siguroheni për këtë atëherë mund t’ia dilni mbanë.

2. Ecni pesë minuta: ngrihuni nga karrigia dhe ecni pak nëpër dhomë ose përgjatë zyrës ku punoni. Në këtë mënyrë do të rregulloni qarkullimin e gjakut dhe do të çlodhni muskujt e këmbëve dhe të shpinës.

3. Nxirrni Ipodin: megjithëse disa kompani nuk lejojnë përdorimin e tij dëgjimi për tre minuta i një kënge do t’ju japë një ndjenjë freskie e cila zgjat gjithë ditën. Dëgjojeni atë gjatë pushimit ose përdorni kufjet për ta dëgjuar nga kompjuteri kur punoni.

4. Shikoni një pikturë: shikimi i një peizazhi apo portreti të një personi ju shpie shumë larg dhe lehtëson stresin e punës. Prandaj vendosni në tavolinë ose në ekranin e kompjuterit fotografinë e njeriut më të dashur ose të peizazhit më të preferuar.

5. Shoqërohuni me shokë: nëse gjatë pushimit të drekës shoqëroheni me miqtë tuaj do të ndiheni më të lehtësuar nëse flisni me to. Mund të ndani shqetësimet tuaja ose mund ta hiqni mendjen duke dëgjuar shokun tuaj.

Burimi: GazetaStart.com

  • hasim behrami

    Du nje vend pune me ponu pershembull.. Kamarjer opo shankist,ose sigurim dikun etj.
    Jam 19 vjeqar ju lutem tme kontaktoni ne NR, 049 277 390
    ju faleminderit per mirkuptim:

  • skenda

    more ti kallxom qysh me gjet pun e jo per ata qe punojn se nese sju punohet let shkojn ne pension more

Qysh me largu depresionin gjatë dimrit?

Qysh me u liru nga stresi?