Qysh Me Shfaqe Dashurine me Vepra?

Kur vjen puna per te treguar dashurine, nuk ka kufinje. Jane disa gjera qe duhen per te treguar dashurine tuaj, e ato jane: te jeni kreativ, te mendoni dhe te jeni unik, por mbi te gjitha, i sinqert.

Ne nje marredhenie mes dy personave, lidhja fizike duke u prekur apo ndonje gje tjeter eshte shume me rendesi, sepse asgje me shume se ajo nuk tregon ndjenjat qe keni ne brendesi. A nuk eshte e mrekullueshme se si nje puthje e thjeshte, perqafim, apo mbajtja e dores mund te percjelle ate qe kemi ne zemrat tona. Filloni dhe mbaroni diten me nje puthje, jepni atij nje perqafim kur vjen nga puna i lodhur dhe shtrengoni doren atij/asaj perderisa jeni duke shikuar ndonje serial apo diçka tjeter, mirepo me rendesi eshte te mos lejoni te perfundoje dita pa ndare dashurine.

Pergatitni nje darke romantike apo nje piknik per dy persona. Kjo kombinon shoqerine, biseden dhe ushqim te mire – elementet kyçe per ta bere personi qe dashuroni special. Gatuani dreken e tij apo pergatitni embelsiren e saj te preferuar. Nese te dy keni pasditen e lire,atehere merrni batanijen me veti dhe kaloni nje kohe te bukur se bashku te shtrire koke me koke te rrethuar nga natyra.

Planifikoni nje udhetim. Edhe nese jeni shume te zene, planifikoni nje udhetim per te pushuar, keshtu qe do te keni kohe per t’u relaksuar, te perqendroheni ne njeri-tjetrin dhe te ndjeni valet e dashurise.

Perkedhelni me nje masazh. Nuk ka asgje me intime dhe e bukur se sa t’i ofroni te dashurit tuaj nje masazh. Transformoni dhomen tuaj ne nje parajse relaksuese dhe filloni qe partnerit tuaj t’i riktheni disponimin me nje masazh te pergatitur nga ju.

Kurre mos u lodhni nga keto gjera. Beni surpriza sa here te mundeni sepse nje surprize nuk do te thote te jete nje gje e shtrenjte dhe te ndodh rralle. Nese te gjithe thone se dashurine me shume e shprehin me fjalet ‘Te Dua’, atehere mos i jepni material per te thene keshtu dhe shprehni dashurine tuaj me vepra.

Qysh Me Dite Pozitten më e mirë për arritje vetëbesimi?

Qysh Me Zgjedh te Duhurin?