Qysh Me Riparu nje Dokument te Korruptuar te Wordit?

Nese keni probleme me hapjen e ndonje dokumenti te Wordit, dhe ky dokument eshte shume i rendesishem por nuk mund te hapet pasi qe fajlli eshte i korruptuar dhe shfaqet mesazhi “The file is corrupted”, atehere ne vazhdim do te ju tregojme se si ta riparoni ate fajll.

Se pari duhet ta shkarkoni programin Repair My Word nga ketu: http://www.repairmyword.com/ .

Programi eshte falas dhe nuk ka nevoje per instalim. Thjeshte hapeni programin pasi ta keni shkarkuar dhe do te shihni kete dritare:

Klikoni butonin “Repair/Open” dhe caktoni dokumentin qe deshironi ta riparoni.
Pasi qe fajlli te riparohet, klikoni “Save” dhe dokumenti do te ruhet ne formatin rich-text format (.rtf).

Qysh me konvertu një dokument nga PDF në Word përmes “Google Docs”?

Qysh me konvertu një dokument nga PDF në Word përmes metodës “Adobe Acrobat”?