Qysh Me Rikthy Fjalëkalimin tuaj në Windows?

Rruga më e lehtë për ta rikthyer një fjalëkalim të harruar në Windows është të përdoret një disk i krijuar më parë për rikthim të fjalëkalimit. Ju mund ta krijoni një disk të këtillë (në USB ose fllopi) brenda menyve të llogarisë së përdoruesit në Windows duke e hapur Control Panel, duke përzgjedhur User Accounts dhe duke klikuar Create a password reset disk në anën e majtë. Ju duhet ta bëni këtë gjë me një kompjuter të ri; posa e keni diskun, ju mund ta futni atë kur të paraqitet opsioni “Reset password” në hyrje të Windowsit, duke ua mundësuar qasjen e serishme në sistemin tuaj.

Sidoqoftë, nëse nuk e keni një disk për rikthim të fjalëkalimit dhe ju keni nevojë për të rikthyer fjalëkalimin tuaj për Windows, ju mund t’i shihni hapat e poshtëtreguar.

1. Ndezni kompjuterin tuaj duke e përdorur diskun për instalim të Windowsit.

2. Pritni derisa të hapen skedarët për instalim dhe zgjidhni gjuhën që dëshironi. Klikoni Next.

3. Klikoni lidhjen Repair your computer në ekranit për instalim të Windowsit.

4. Përzgjedhni sistemin operativ për të rregulluar dhe shkruani shkronjën e diskut në të cilin është i instaluar sistemi juaj operativ (me siguri është C: ose D:). Klikoni Next.

5. Klikoni Command Prompt në pjesën e poshtme të listës së veglave për përpunim.

Tani ju keni nevojë për të mbishkruar Sticky Keys të ekzekutueshëm me Command Prompt. Sticky Keys është një veçori që ia mundëson një përdoruesi për të shtypur Shift, Ctrl, Alt, ose sustën Windows njëkohësisht për të arritur efektin e njëjtë sikur mbajtja e sustës poshtë. Rregullisht, shtypja pesë herë e Shiftit aktivizon Sticky Keys – por me këtë truk, ju do të jeni në gjendje për ta aktivizuar Sticky Keys nga Command Prompts në Windows.

Në udhëzimet e mëposhtme tregohet përdorimi i shkronjës C: si një shembull. Nëse sistemi juaj operativ është i instaluar në ndonjë disk tjetër, atëherë zëvendësojeni C: me shkronjën përkatëse.

1. Në dritaren Command Promp shkruani  copy c:windowssystem32sethc.exe c: dhe shtypni Enter.

2. Shkruani copy /y c:windowssystem32cmd.exe  c:windowssystem32sethc.exe c: dhe shtypni Enter.

3. Mbyllni Command Prompt dhe rifilloni kompjuterin. Në ekranin hyrës, shtypni Shift pesë herë. Do të hapet Command Prompt.

4. Shkruani net user emri i përdoruesit fjalëkalimi, duke e zëvendësuar pjesën “emri i përdoruesit” me emrin tuaj të përdoruesit dhe fjalëkalimi me një fjalëkalim të ri.

5. Dilni nga Command Prompt dhe hyni sërish duke e përdorur fjalëkalimin tuaj të ri.

Për të parandaluar ndonjë përdorues tjetër nga shfrytëzimi i të njëjtit truk për të
rikthyer fjalëkalimin, ju mund të riktheni Sticky Keys si më poshtë:

1. Shkoni sipas hapave të lartshënuar për të ndezur kompjuterin tuaj duke e përdorur diskun në të cilin është i instaluar Windowsi, hapni veglat për rikthim dhe lëshoni Command Prompt.

2. Shkruani copy /y c:setch.exe c:windowssystem32seth.exe dhe shtypni Enter.

3. Dilni nga Command Prompt dhe rifilloni kompjuterin. Duke e shtypur sustën Shift pesë herë do të aktivizohet Sticky Keys në vend të Command Prompt. Ruajeni diskun tuaj në të cilin e keni të instaluar Windowsin në një vendndodhje të sigurt.

Kujdes: Rikthimi i fjalëkalimit duke e përdorur trukun Sticky Keys nënkupton që ju do të humbisni qasjen në skedarët e enkriptuar, emailat e enkriptuar dhe fjalëkalimet e ruajtura për Internet Explorer dhe burimet e rrjetit. Mbani mend që të bëni rregullisht një rezervim të të dhënave tuaja të rëndësishme./pcworldalbanian

  • Pershendetje menyra me e lehte per ta rikthy fjalkalimin eshte e dhezim pc edhe e mbajm te klikuar butoni f8 edhe aty kemi disa mundesi per te hy windows normal edhe safe mode ne hym ne safe mode edhe drejt persedrejti dalim ne desktop edhe pasi qe te hapet desktopi hym te user account edhe remove pasword e shkrun cfar do paswordi edhe punon i siugrt jam.

Qysh me e kursy baterinë në iPhone?

Qysh me e mbushë baterinë më shpejtë në iPhone?