Qysh me qëndru ngrohtë jashtë në mot të ftohtë?

Në një dimër të ftohtë me temperatura të ulëta, rastësisht ndodh që të ndodheni jashtë në mungesë të makinës apo ndoshta ju duhet të punoni nën kushtet e natyrës dhe ndjeni të ftohtin t’ju hyj në palcë. Këtu janë disa mënyra rrethanore për të qëndruar ngrohtë.

qysh me ftohte

1. Vishni një maicë të brendshme.
Një mënyrë e thjeshtë për të qëndruar ngrohtë, pa pasur nevojë të bëni shumë është qe te vishni një maicë të brendshme. Kjo është një shtresë e veshjeve që qëndron poshtë veshjes tuaj normale. Kjo kanotiere mund te ketë dhe forma te ndryshme, por mbi të gjitha mund t’ju ndihmojë të qëndroni ngrohtë pa qene nevoje për te veshur shume rroba. Është e rëndësishme për të mbajtur mend, se në një pikë në të ditës ju do të jeni në një dhomë shumë të ngrohtë, dhe veshja e shume rrobave mund te jete e pakëndshme.
2. Vishni diçka me material te papërshkueshem nga uji. 
Kur ju do te dilni jashtë dhe ju e dini se ka shanse te bjere shi dhe te jete lagështirë, është e rëndësishme që të keni një veshje me shtresë te papërshkueshme nga uji në qoftë se ju dëshironi të qëndroni ngrohtë. Nëse uji depërton nëpër rrobat tuaja, veshja juaj ne vend qe t’ju ngrohe do t’ju ftohe me shume.
3. Vishni dicka izoluese, sidomos për qafen. 
Përveç se te mos jeni te lagur, ju gjithashtu dëshironi qe ajri i ftohte te mos përshkojë veshjen tuaj dhe t’ju ftohe. Mundohuni te vishni materiale leshi si dhe bluze qe ju mbulojnë qafen.
4. Mbroni gjymtyrë tuaj nga i ftohti. 
Eshtë e vërtetë se duke i lënë këto zona të zbuluara mund të jete e vështirë për ju qe te qëndroni ngrohtë. Kur ju jeni jashtë dhe përpiqeni për të mbajtur kokën, duart, këmbët të mbuluara me shalle, kapele, dorashka, dhe çorape të trasha dhe çizme, ndoshta nuk do te dukeni sikur jeni ne majën e modës por te paktën këto do ju mbajnë ngrohte.
5. Mbroni veten nga elementet e dimrit. 
Kur ju jeni të detyruar të dilni jashtë, qëndroni sa më larg te mundeni nga gjëra të tilla si shiu, borë, pellgje, akulli, dhe era.
6. Përdorni mënyra rrethanore ngrohëse. 
Shfrytëzoni kohen e lire qe mund te keni për te pire një çaj apo çokollatë te ngrohte, gjithashtu mbani filxhanin ne duart tuaja pasi nxehtësia e tij do ju bej te harroni te ftohtin e akullt për disa minuta.
7. Vishni rroba qe kane masën e duhur per trupit tuaj.
Kur veshja juaj është shume e ngushte dhe qëndron ngjitur me trupin tuaj, ajo nuk mund t’ju mbajë ngrohtë. Në vend të kësaj, në qoftë se ju dëshironi të qëndroni te ngrohur, sigurohuni qe rrobat te përshtaten lirshëm ne trupin tuaj, gjithashtu te mos jene dhe shume te gjera. Kjo krijon një shtresë mbrojtëse midis ajrit të ngrohtë qe ndodhet poshtë rrobave tuaja dhe mjedisin në anën tjetër.
8. Lëvizni duart apo trupin për te krijuar nxehtësi.
Nëse edhe rrobat tuaja nuk mund t’ju mbajnë ngrohtë, lëvizni trupin për të krijuar nxehtësi. Lëvizja ne formen e nje rrethi te duarve ne mënyrë te sinkronizuar do te djege energji në trupin tuaj, e cila detyrimisht shperndan ngrohtesi ne trupin tuaj.

Qysh me i ditë shenjat paralajmëruese të atakut kardiak?

Qysh me luftu alergjinë në mënyrë natyrale?