Qysh Me Pushtu Zemren e Saj?

Disa djemve pushtimi i femrave u shkon shumë lehtë sikur janë duke bërë shaka, edhe pse nuk duken shumë më mirë apo më të veçantë se të tjerët. Ajo që i dallon nga ti janë vetëm dy, në këtë rast karakteristika themelore, vetëbesimi dhe këmbëngulja.

Ndoshta është pak më vështirë të vendosni që përnjëherë të bëheni me vetëbesim dhe këmbëngulës, por edhe pa këto një femër mund ta pushtoni nëse ju përmbaheni disa rregullave të thjeshta të cilat do t’i paraqesim në vazhdim.

Vendosni kontakt me sy

Për femrën e ëndrrave tuaja tento, për fillim, të vësh kontakt me sy, por nga largësia, që ta shikosh si reagon. Nëse ajo e mban shikim tuaj, apo, kjo tingëllon edhe më mirë, u buzëqesh, mos hezito po shko në drejtim të saj.

Por nëse ajo femër e anashkalon duke mos shfaqur interesim për atë shikim dhe e kthen kokën dika tjetër, atëherë më nuk ka nevojë të mundoheni më pasi që shanset i keni shumë të vogla.

Por nëse të duket se ajo vlen edhe më shumë të mundohesh, ndërsa jeni të përgatitur për çdo dështim dhe refuzim të mundshëm, atëherë nuk ka nevojë të hiqni dorë nga tentimi juaj. Provo, nuk ke çka të humbësh…

Gjuha e trupit

Mos harro të përqendrosh vëmendjen në gjuhën e trupit. Për këtë nëse edhe më mirë dëshiron të vlerësosh shanset tuaj, shiko me vëmendje.

Jo interesim për dy femra

Mos trego interesim për të dhe miken e saj! Këtë gjithsesi përpiqu ta shmangësh, pasi që nëse tregon interesim për dy apo më shumë femra përnjëherë, kjo do të thotë që ose je fillestar apo “i dëshpëruari klasik” dhe nuk di asgjë, ama bash asgjë për pushtimin e një femre. Këto janë përndryshe metoda të humbësve.

Kështu që nëse je në dilemë pasi që një kohë të janë fiksuar disa femra të bukura që janë së bashku dhe as vetë nuk mund të vendosësh te e cila do të drejtosh radarët, kthjellu dhe përzgjidh njërën dhe përqendro vëmendjen kah ajo. Zgjidhje tjetër nuk ka, vetëm nëse dëshiron të shkosh në shtëpi pa asnjë numër telefonik. Dhe kjo nuk është ndonjë alternativë, apo jo?

Femra më tërheqëse në botë

Le të mendojë që është femra më tërheqëse në botë! Te pushtimi i një femre rregulli themelor është: ajo duhet të ndihet e veçantë. Ty të takon të bësh gjithçka që ajo në të vërtetë të mendoj kështu.

Femrën pra, mund ta pushtosh nëse në shoqërinë tuaj ndihet mirë. Nëse mendon se është për ty femra më e bukur në botë, atëherë sigurisht do të dëshirojë që përsëri t’ju shoh, dhe kjo është ajo që dëshiron. Apo jo? Pak lajka askujt nuk i bëjnë dëm.

 

Kur duhet të heqësh dorë

Duhet ta dish kur duhet të dorëzohesh dhe të shkosh: ky rregull është po ashtu i rëndësishëm, nëse jo edhe më i rëndësishmi nga të tjerët dhe përsërite në kokë derisa mos ta ngulitësh brenda saj, pra kokës.

Beso, nuk ka asgjë më keq sesa mashkulli i mërzitshëm dhe shumë tentues i cili nuk e di kur duhet të shkojë, i cili nuk e sheh se është i padëshirueshëm dhe që e bënë idiotin nga vetja.

Këtë shumë lehtë do ta vëresh, nëse këtë egoja personale u lejon, sipas reagimeve të saj. Femrat nuk e pëlqejnë tentimin e tepërt dhe të shpeshtë, ndërsa injorimi i saj do të thotë që nuk është e interesuar.

Mos u dekurajoni

Për sukses megjithatë është e nevojshme këmbëngulja e caktuar. Për këtë mësoje nga to këtë leksion, dhe nëse këtu apo aty ndonjë femër të refuzon, mos e merr këtë si goditje të madhe. Mos e humbisni vetëbesimin, këtë lojë mbizotëroje hap pas hapi, ndërsa nga gabimet mëso.

Ndoshta ndonjëherë refuzimi i ndonjë vajze nuk ka aspak lidhje me ty. Ndoshta pikërisht në atë ditë ka qenë keq e disponuar apo ka të dashur. Përpiqu t’u përmbahesh këtyre rregullave të thjeshta, dhe kush e di ndoshta telefoni juaj do të jetë së shpejti i pasur për ndonjë numër…

Burimi: zeri.info

Qysh Me Festu shen Valentinin pa Shpenzuar Shume?