Qysh Me Planifiku nje Pervjetor Romantik?

Nese jeni duke planifikuar nje pervjetor romantik, ka shume gjera te qelluara per t’u realizuara ne kete date te madhe. Ketu do te paraqesim nje plan per nje pervjetor romantik perfekt:

Filloni te krijoni nje buxhet per kete date romantike. Para se te filloni te planifikoni, eshte e rendesishme te dini se a mund te perballoni shpenzime te medha per kete dite, edhe pse eshte me e veçanta per ju, mirepo te rikujtojme se nuk eshte me rendesi te shpenzoni ne sasi te madhe, por te keni kujtime te mira me partnerin tuaj ne ate dite.

Nese deshironi qe gjithçka te shkoj ne menyren me te mire, atehere filloni te shkruani disa ide, si p.sh: cilat ushqime,vende,filma, muzike, veshje jane me te mira per nje pervjetor. Shkruani deri ne detajin me te vogel, edhe pse mund te ju duket pa kuptim. Ndoshta keni nje film te preferuar romantik, apo ndoshta shume shpesh keni biseduar per te vizituar ndonje vend per rastin e pervjetorit, dhe nese partneri juaj enderron ate, atehere plotesojani endrren.

Pasi keni dhene shume ide, zgjedhni ato me te mirat per t’u realizuar. Te themi se deshironi ta festoni ne shtepi pervjetorin. Atehere porositni ushqimet qe deshiron partneri juaj, dergoni femijet apo ndonje anetar tjeter te familjes tek dikush i besuar per te qene me te lirshem, zgjedh ndonje film qe ju perkujton momentet e juaja gjate takimeve qe keni pasur dhe merrni CD e dasmes per ta pare kur jeni gati.

Planifikoni nje surprize me rastin e pervjetorit tuaj. Surprizat jane gjithmone ato qe sjellin emocione dhe ne nje pervjetor nje surprize do te linte pa fjale partnerin tuaj. Vetem tregoni oren dhe vendin ku duhet takuar, kurse ju nderkohe mendoni per ndonje gje qe do te ngjallte emocione, kujtime dhe mbi te gjitha dashuri tek partneri juaj.

Qysh Me Dite Pozitten më e mirë për arritje vetëbesimi?

Qysh Me Zgjedh te Duhurin?