Qysh Me Përmirsu jetgjatësine e baterisë së iPhone 4S?

Që kur iPhone 4S doli në treg, disa nga blerësit filluan të ankohen se bataria e tyre bie me shpejtësi. Sipas disa zhvilluesve kjo ndodh si pasoj e një problemi softuerik, që do të jetë i përmirsuar në lancimin e iOS 5.1 në të ardhmen. Poashtu edhe shum të tjerë pohojnë se edhe më shum hargjohet bacteria pasi të bëjme Jailbreak paisjen. Nëse edhe ju jeni njëri nga këta përdorues atëher ndiqni me kujdes udhëzimet që ne do ti japim në vazhdim:

Bëji reset “Network Settings”:

Për të bërë këtë, klikoni mbi Settings > Reset > Reset Network Settings .

 

Çkyqni Bluetooth-in:

Këtë mund ta bëni duke shtypur mbi Settings > General > Bluetooth ., dhe pastaj deaktivizojeni.

 

Çaktivizojini edhe Lajmërimet:

Shtypni Settings > Notification > Turn off .

 

Çaktivizojeni shërbimet e lokalizimit për disa aplikacione:

Për ta bërë këtë, shtypni mbi Settings > Location Service > Turn off.

 

Çkyqni Ping:

Shkoni tek Settings > General > Restrictions > Enable Restrictions > Ping and tap “OFF”.

 

Uleni ndriqimin:

Ulja e shëndritshmërise në iPhonen tuaj e rrit jetgjatësinë e baterisë suaj kështu që shtyp mbi Settings > Brightness

 

Aplikacioni për menaxhim të Baterisë:

Një aplikacion që duhet patur gjithsesi – Shkarkojeni është falas.

 

Mbyllni të gjitha aplikacionet që i keni në Multitasking:

Mbyllja e aplikacioneve nga Multitasking e ul përqindjen e shfrytëzimit të procesorit të iPhones tuaj, kështu që mbyllini ato.

Shënim: Ju mund ti aplikoni këto udhëzime për paisjen tuaj dhe mund të kenë efekt mjaft të dukshëm, mirpo kini parasysh faktin që Apple Shqip nuk ju garanton se do të ket efekt 100%. Faleminderit për mirkuptimin.
/www.apple-shqip.com

Qysh me kriju restore në iPhone?