Qysh me përgaditë toptha me reqel ftoi?

Përbërësit:

  • 500 gram biskota të bluara
  • 1 margarinë
  • 100 gram sheqer pluhur
  • 1 lugë kakao
  • 100 gram arra
  • 1 ve
  • 3 lugë reqel
  • 3 lugë rum.

Në masën e biskotave shtohet të gjitha përbërësit duke i përzier mirë derisa të bëhet një masë e njëllojtë.

Nga masa e përgaditur formohen toptha.

Kalohen topthat në qokollatë të shkrirë e pastaj në arra të bluara dhe lihen në një vend të freskët për disa orë.

toptha me reqel ftoi

 

Qysh me përgaditë ëmbëlsira me luleshtrydhe?

Qysh me përgaditë gurabi me susam?