Qysh me përgaditë salcë me verë të bardhë?

Përbërësit:

  • 1 lugë margarinë
  • 1 lugë miell
  • 1 karrotë
  • 200 ml verë e bardhë
  • 3 lugë ajkë
  • Kripë
  • Piper.

Shkrijmë margarinën dhe hedhim në të karrotën e prerë në rrathë.

Pasi të zbutet shtohet mielli, kripa dhe piperi.

Fërgohen pak, shtohet vera dhe të gjitha vlohen derisa të zihet karrota.

Salca e zier kalohet në sitë ose bluhet dhe shtohet ajka e holluar me 2-3 lugë ujë dhe kësaj mase i shtohet edhe pak verë.

salce me vere te bardhe

Qysh me pastru melçinë me pije natyrale?

Qysh me ditë pijen që përshpejton metabolizmin?