Qysh Me Pastru sa me Shpejte Kuzhinen?

Jeni mërzitur nga orët e gjata të pastrimit të pajisjeve të kuzhinës? Kemi një lajm të mire për ju. Tani mund të pastroni lehtë dhe shpejt pajisjet tuaja të kuzhinës. Ja sekretet e një pastrimi të shpejtë të kuzhinës sipas revistës “Reader’s Digest”:

Përzierësi: Pasi ta përdorni përzierësin, tasin e tij vendoseni në lavaman. Mbusheni me pak ujë, hidhini një pikë nga detergjenti i enëve dhe vendoseni përsëri mbi përzierës. Ndizeni për 20 sekonda dhe shpërlajeni.

Mikrovala: Për ta pastruar sa më shpejt mikrovalën vendosni brenda saj një grusht me letra të lagura dhe ndizeni furrën në një temperaturë të lartë për 3-5 minuta. Avulli i lëshuar nga letrat do të zbusë pjesët e ndotura. Letrat e vendosura në mikrovalë përdorini për të fshirë pjesën e brendshme të saj kur të ftohet. Për të hequr erën e furrës, merrni një filxhan me ujë, shtrydhni në të gjysmë limoni dhe ngroheni përzierjen për 3-5 minuta. Para se ta nxirrni nga furra, lëreni në të edhe për 5-10 minuta të tjera.

Makina e çajit dhe kafesë: Pjesa e xhamit të makinës së kafesë mban njolla ngjyrë kafe për shkak të qëndrimit për një kohë të gjatë të kafesë. Për ta pastruar sa më shpejt këtë njollë ju duhet pak akull, kripë dhe limon. Një të katërtën e tasit të makinës së kafesë mbusheni me akull. Limonin ndajeni në katër pjesë dhe dy pjesë shtrydhini brenda. Më pas shtoni dhe dy lugë gjelle kripë. Përziejeni për dy minuta. Do të shihni se sipërfaqja e brendshme është pastruar mire. Më pas shpërlajeni me ujë të  bollshëm.

Tigani: Nëse nuk dëshironi të prishni sipërfaqen jongjitëse të tiganit, nuk duhet të përdorni detergjent të lëngët dhe të mos e fërkoni me diçka të ashpër. Nëse tigani nuk pastrohet me ujë dhe një beze të butë, atëherë fërkojeni për disa minuta me një letër dhe disa lugë kripë, e më pas shpërlajeni.

Mulliri i kafesë: Vendosni një grusht me oriz të bardhë në mullirin e kafesë dhe filloni ta thërrmoni. Specialistët e kafesë sugjerojnë të mos fusni erëza si kimion apo borzilok brenda, sepse era e tyre nuk hiqet kollaj.

Rende, grirëse: Për të pastruar të gjitha mbetjet në grirëse, mbani gjithnjë pranë furçën e brumërave. Kjo furçë do t’ju ndihmojë të pastroni të dy sipërfaqet.

Filxhani i çajit dhe kafesë: Për të hequr njollat brenda filxhanëve prej porcelani, fërkojini ata me sasi të barabarta kripe dhe uthulle. /Start/

Qysh me largu ngjyrën e markerit nga materialet?

Qysh me i largu njollat e stilolapsit?