Qysh Me Ngarku Muzike ne iPhone nga iTunes?

Se pari duhet ta keni te shkarkuar programin iTunes. Nese jo atehere shkarkojeni ketu: iTunes (Per Windows XP dhe Vista)

Hapi 1:
Lidheni iPhone-in tuaj ne PC permes USB kablles.

Hapi 2:
Programi iTunes do te hapet automatikisht. Nese kjo nuk ndodhe, atehere hapeni ju vete.


Hapi 3:
Pasi qe ju hapet iTunes ne anen e majte te ketij programi do ta shihni DEVICES dhe nen DEVICES gjendet emri i telefonit tuaj.

Hapi 4:
Klikoni mbi emrin e telefonit tuaj.

Hapi 5:
Ne dritaren e iTunes do te shihet ekrani si ne foton e meposhtme.

Hapi 6:
Klikoni butonin ”+” qe ndodhet ne pjesen e poshtme te ketij ekrani.

 


Tani ju keni krijuar nje Playlist te ri qe automatikisht do te quhet ”Untitled Playlist.” Ky Playlist renditet ne pjesen me te poshtme te PLAYLIST (ne anen e majte te iTunes)

Hapi 7:
Klikoni ne Playlisten qe e keni krijuar.Do t’ju shfaqet nje faqe e zbrazet si ne foton e meposhtme.

Hapi 8:
Muzikat qe deshironi t’i shkarkoni ne iPhone vendosini ne kete liste. Muzikat mund t’i vendosni veç e veç por edhe te gjitha menjehere.Pasi t’i keni vendosur muzikat ne iTunes ato do te shihen keshtu:

Hapi 9:
Pasi qe ta keni krijuar listen e muzikave qe deshironi t’i shkarkoni ne iPhone atehere klikoni perseri ne DEVICES. Ne ekranin qe ju hapet do t’i shihni keto kategori:

Summary – Info – RingTones – Music – Photos – PodCasts – Video – Applications. Nga keto kategori klikoni ne kategorine ”MUSIC”. Pasi qe keni klikuar ne butonin MUSIC do t’ju shfaqet ekrani si ne foton e meposhtme:

Hapi 10:
Se pari klikoni ”Sync Music”. Pastaj ”Selected Playlist” dhe pastaj ”Untitled Playlist”.


Hapi 11:
Se fundmi klikoni ne butonin ”Apply”.

Kur te perfundojne te gjitha keto, prekni aplikacionin MUSIC ne iPhone tuaj dhe do te shihni qe muzikat e marra nga ”Untitled Playlist” do te jene te shkarkuara ne iPhone tuaj.

  • Alba

    faleminderit shuuuuuuuuuuuuuuuuuuum jeni ma tmirt <3

  • babastars

    po veq po lyp me i fshi aplikacionet pastaj me i bo apply 😉

  • babastars

    po veq po lyp me i fshi aplikacionet pastaj me i bo apply 😉

Qysh me kriju restore në iPhone?