Qysh Me Ndihmu ne Uljen e Tensionit me Ushtrime?

Gjatë ushtrimeve, trupi prodhon nxehtësi prej metabolizmit. Kjo nxehtësi duhet të shkarkohet diku dhe normalisht kalon nga lëkura në ajër. Kjo arrihet nëpërmjet rritjes së qarkullimit të gjakut në sistemin periferik dhe me anë të avullimit të djersës.

Gjithashtu, gjatë stërvitjes tensioni i gjakut rritet, sepse zemrës i duhet të pompojë më me shpejtësi për të shpejtuar qarkullimin e gjakut, me qëllim që të ushqejë muskujt dhe për të shpërndarë nxehtësinë e tepërt. Por, pasi stërvitja ka mbaruar muskujt e çlodhur dhe kapilarët e zgjeruar lejojnë gjakun të qarkullojë më lirisht, prandaj edhe tensioni i gjakut bie. Një faktor tjetër është edhe insulina.

Nuk ka asnjë dyshim që një person që merret me ushtrime, trupi i tij e përdor insulinën me më tepër efektivitet.

Burimi: zeri.info

Qysh me i shkri kilogramët e tepërt?

Qysh me arritë trupin e përsosur?